
Vetmia mund të jetë vdekjeprurëse për personat e moshuar, dy herë më shumë se sa obeziteti apo varfëria.
Një studim i Universitetit të Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nxjerrë në pah efektet e vetmisë dhe izolimit të personave mbi moshën 50 vjeç, duke zbuluar se më të vetmuarit rrezikonin dyfish vdekshmërinë, gjatë gjashtë viteve të mbajtura nën vëzhgim.
Krahasuar me personat që jetonin të rrethuar nga njerëz të afërt, ata që bënin një jetë më vetmitare rrezikonin në masën 14% nga vdekja e parakohshme, dy herë më shumë se sa nga obeziteti.
Ky studim tregoi një lidhje mes vetmisë dhe një sërë problemesh shëndetësore, si hipertensioni, rreziku i depresionit, infarkt dhe mbrojtje imunitare./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





