Transmetuar më 26-02-2014, 19:13

Podgoricë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Gucia është komuna e re e Malit të Zi duke çuar në 23 numrin e tyre, bazuar në ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, i cili është miratuar sot nga deputetët republikanë në Parlament.

Për miratimin e këtij ligji kanë votuar 53 deputetë, ndërsa skeptik ka qenë përfaqësuesi i klubit të partive shqiptare, Genci Nimanbegu.

Ndërkohë në mbledhje nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, për shkak te bojkotimit të punës se Parlamentit.

Nga ana e tij, Ministri për Punët e Brendshme Rashko Konjeviç i përgëzoi banorët e Gucisë për iniciativën dhe deklaroi se me miratimin e këtij ligji Gucia e fiton komunën. Konjeviç theksoi po ashtu se Ministria e Punëve të Brendshme është e hapur edhe për formimin e komunave të tjera të reja dhe nuk do ta pengojë këtë procedurë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit