Transmetuar më 26-02-2014, 18:59

Tiranë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të biznesit turk në Shqipëri, garantoi se do të lehtësohet barra e burokracive dhe zvarritjeve për biznesin, duke kapërcyer pengesat dhe duke përmirësuar klimën.

Duke u ndalur në bashkëpunimin mes dy vendeve, kreu i qeverisë tha se bashkëpunimi ka marrë përmasë të panjohur më parë, ndërsa shtoi se ekzistojnë hapësirat për të ndërtuar një urë sa më të fortë dhe sa më të gjerë, për të bërë të mundur që ky bashkëpunim të ketë sa më shumë përfitim.

Referuar momentit të zhvillimit ekonomik të vendit, Rama tha se Shqipëria e ka pikë referimi Turqinë.

Në vijim ai shtoi se është analizuar me kujdes situata e investitorëve të huaj në Shqipëri, ndërsa theksoi se problemet e biznesit janë pjesë e domosdoshme dhe e rëndësishme e punës së qeverisë, me synim për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit