Transmetuar më 26-02-2014, 18:49

Firma e famshme e veshjeve Adidas deklaroi se do të tërheqë nga tregu bluzat e projektuara për kampionatin botëror të futbollit, Brazil 2014, bluza të cilat morën interpretime seksuale nga ana e vendit mikpritës të eventit futbollistik.

Qeveria braziliane deklaroi se, “Duhet një shembull për respektin që Brazili meriton në të gjithë botën”.

Kompania braziliane e turizmit, Embratur, i kishte kërkuar zyrtarisht Adidas që të tërhiqte nga tregu këto bluza, duke e cilësuar dizenjimin e tyre si aspak të denjë, dhe në vijim të luftës së qeverisë kundër turizmit seksual.

Por bluza e “inkriminuar” paraqet një zemër ku shkruhet “I Love Brazil”, por fjala love, është e zëvendësuar nga një zemër që nga ana e qytetarëve të Brazilit u krahasua me të pasmet e një femre, të veshura me tanga./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit