
Jane Fonda, aktorja 76 vjeçare në një postim në sajtin e saj ka rrëfyer momente delikate të jetës, të karrierës, për të afërmit dhe mbi të gjitha të frikës nga vdekja.
“Tashmë jam më emocionale se sa kur isha e re dhe po kuptoj se kjo ka të bëjë me moshën. Jam thellësisht e tmerruar për kohën që po kalon, teksa mendoj dhe sa më ka ngelur. Me moshën mësova që të vlerësojë bukurinë e gjërave të vogla, më shumë se sa kur isha e re, sepse tani jam më e kujdesshme”, shprehet aktorja e famshme.
Më tej ajo tregon se babai i saj ishte shumë emotiv, ajo gjithashtu dhe kjo gjë është trashëguar edhe te fëmijët e saj.
Ndërkohë referuar frikës nga vdekja, Fonda thotë se, “Nuk dua që të digjem, shpenzohet shumë energji dhe çlirohen shumë toksina. Por nuk dua as që të mbyllem në një arkivol. Më hidhni në një gropë dhe lërmëni që të tretem dalëngadalë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





