
Ajo është kritikuar së fundmi se kërcen në mënyrë shumë provokuese dhe shpeshherë e tepron, dhe duket se këto kritika nuk janë pa bazë.
E famshme në mbarë botën falë suksesit që gëzon, Beyonce provokon keq në videon e saj të re për albumin “Beyonce”, ku shfaqet në pozicione tejet pikante, ashtu siç nuk e keni parë kurrë.
Për të shoqëruar këngën e saj të fundit “Partition”, Beyonce ka kërcyer dhe pozuar thuajse e zhveshur me mbathje shumë të vogla (nëse mund të quhen të tilla), ku dilnin qartësisht të pasmet e saj.
Në këtë video këngëtarja kërcen dhe zhvishet duke bërë ekzibicion për të fituar vëmendjen e së shoqit Jay-Z. Kjo video e drejtuar nga Jake Nava, është publikuar në dy versione me dhe pa censurë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





