Transmetuar më 26-02-2014, 15:07

Dashuria është ndonjëherë tekanjoze dhe ndodh edhe mes atyre personave të cilëve mund t’iu dëmtohet karriera. Sipas një sondazhi të kryer në nivel botëror, 58% e punonjësve pretendojnë se një lidhje me kolegët e punës dëmton seriozisht karrierën, edhe pse tundimi në rrethana të tilla është vërtetë i fortë.

Sondazhi në fjalë u zhvillua mbi 5100 përdorues të sajtit “Monster”, të cilët u pyetën, “A mendoni se lidhja me një koleg të punës mund të dëmtojë perspektivën e karrierës dhe a dëshironi që të përfshiheni në një lidhje të tillë?”

Thuajse 6 punëtorë në 10 e konsiderojnë të rrezikshme çuarjen përpara të një lidhje e cila ndodh në ambientet e punës, por 19% e tyre deklaruan se janë gati të nisin një lidhje të tillë pavarësisht rrethanave, sidomos nëse ka një tërheqje reciproke.

Ndërkohë 27% e të intervistuarve janë shprehur të gatshëm të marrin në konsideratë hipotezën për të dalë me një koleg, duke marrë në konsideratë se kjo zgjedhje nuk do të ketë peshë për zhvillimin e karrierës së tyre.

Ndërkohë ekspertët këshillojnë se nëse tërheqja mes kolegësh është shumë e fortë, atëherë sugjerohet që të vazhdohet, ndërsa rekomandohet që të tregohet shumë kujdes.

Por kjo lidhje është e papëlqyeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 52% e të pyeturve shprehen se lidhjet mes kolegëve janë të dëmshme, dhe nuk janë aspak të gatshëm që ta mendojnë një mundësi të tillë.

Ndërkohë francezët konfirmohen si më romantikë, ku 72% e të pyeturve mendojnë se dashuria dhe puna është një kombinimi i rrezikshëm, por zemra nuk komandohet dhe kështu në rast të tërheqjes reciproke, nuk duhet pasur frikë nga komplikimet profesionale. Ndërkohë të intervistuarit indianë janë shumë më skeptikë dhe vetëm 9% e tyre pranojnë të përjetojnë një lidhje dashurie me një koleg.

Ndërkohë në total të intervistuarit nga vende të ndryshme të Europës janë më të relaksuar, pasi vetëm 35% e tyre pretendojnë se raporti i dashurisë dhe punës është i mundshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit