
Fier, 26 shkurt 2014, NOA.al- Nuk pranon t’i japë motrës asnjë pjesë nga pronat e babait dhe grindja shkon deri aty sa përfundojnë në dyert e policisë.
Rasti është shënuar në qytetin e Fierit ku motra ka denoncuar në polici vëllain e saj, se e ka kërcënuar në telefon, pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndarjen e një pjesë të tokës të trashëguar nga prindërit.
I vëllai nuk pranon t’a bëjë pjesëtare në pronë motrën e tij, ndaj e ka kërcënuar në telefon që ajo të heqë dorë.
Pas këtij kërcënimi, e motra e ka denoncuar në polici vëllain e saj V.A 44 vjeç banues në Fier.
Pas marrjes së denoncimit, forcat e policisë kanë shoqëruar 44 vjeçarin në polici, kjo e fundit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 44 vjeçarin.
Sipas policisë, procedimi penal për këtë shtetas filloi për veprën penale të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





