Transmetuar më 26-02-2014, 12:29

Shkodër, 26 shkurt 2014, NOA.al- Një 50-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga forcat e policisë, pasi iu gjet në banesën e tij  400 gramë lëndë plasëse.

Policia bën të ditur se sasia e lëndës plasëse iu gjet shtetasit Kol Livadi, banues në Velipojë.

Sipas policisë bashkë me sasinë e lëndës plasëse, policia gjeti edhe një kapsollë me veshje alumini, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit