Transmetuar më 26-02-2014, 12:20

Angelina Jolie është një nga yjet më të mëdhenj në Hollywood, por edhe për të ka projekte të vështira.

"Unbroken”, filmi i ardhshëm historik, flet rreth jetës së Louis Zamperini, një olimpist dhe hero i Luftës së Dytë Botërore, i cili mbijetoi në det për 47 ditë, pas një aksidenti ajror.

"Kjo ka qenë gjëja më e vështirë që e kam bërë ndonjëherë", ka thënë regjisorja e “Unbroken”.

Skenari i shkruar nga Joel dhe Ethan Coen, Richard LaGravenese dhe William Nicholson, bazohet në librin më të shitur të Laura Hillenbrand, që tregon jetën e Zamperinit, i cili tani është 97 vjeç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit