
Tiranë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet për policinë e burgjeve. Ligji nen për nen pritet të diskutohet ditën e premte në Komisionin e Ligjeve, ndërsa opozita braktisi mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votim.
Në mbledhjen e sotme ashtu si edhe dje ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Gjatë diskutimit të tij për ndryshimet në këtë ligj, Ministri Naço u shpreh se, deri më tani polici i burgjeve ka pasur rolin e një gardiani, ndaj ai kërkoi modernizim të këtij roli. Sipas Ministrit të Drejtësisë ndryshimet në ligj duhet të jenë rrënjësore, sepse sistemi aktual i funksionimit të burgjeve është potencialisht i korruptuar. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





