Transmetuar më 26-02-2014, 09:22

Tiranë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Drejtuesit e furgonave 8+1 kanë nisur protestën e tyre pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Sipas tyre kjo protestë bëhet për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që në kthim të mos marrin pasagjerë.

Mësohet se protestuesit kanë bllokuar akset nacionale të rrugëve, që të sjellin drejt Tiranës.

Drejtuesit e furgonave taksi 8+1 në Kukës kanë bllokuar njërën korsi të autostradës Tiranë-Kukës.

Shoferët e furgonave taksi në Korçë, kanë bllokuar rrugën nacionale në Qafë Plloçë, duke krijuar radhë të gjata të makinave ,përgjatë këtij aksi rrugor.

Gjithashtu protesta ka nisur edhe në qytetin e Vlorës, ku është bllokuar njëri aks rrugor që të sjell në Tiranë.

Në protestë janë edhe shoferët e furgonave, të Burrelit, Beratit, Kuçovës, Fierit, Durrësit, Laçit, Krujës, etj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit