








Këngëtari Robin Thicke dhe Paula Patton kanë ndarë rrugët e tyre pas dy dekadave së bashku.
Çifti, që u takuan si adoleshentë dhe ishin të martuar që nga viti 2008, kanë vendosur të ndahen. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i tyre.
"Gjithmonë do të duam njëri-tjetrin dhe do të jemi miqtë më të mirë. Megjithatë, bashkërisht vendosëm të ndahemi tani", thuhet në deklaratën e tyre. Thicke, 36 vjeç dhe Patton 37 vjeç, prindër të djalit tre vjeçar, Julian, së fundi ishin shpesh në media lidhur me thashethemet për tradhtitë e tyre.
"Nuk e di nëse do të isha gjallë po të mos ishte për Paula. Ajo ishte muza ime, inspirimi im dhe e dua shumë", kishte thënë Robin në muajin shtator, pas suksesit të tij më të madh në karrierë, të këngës ‘Blurred List’.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





