
Lezhë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Lezhës i ka dhënë fund arratisë gati një vjeçare të shtetasit Nikolin Gonoca. Në sajë të operacionit të koduar “Tuneli” policia bëri të mundur arrestimin e të kërkuarit për vjedhje.
Sipas policisë, Nikoll Gjonoca është arrestuar në fshatin Kashnjet të Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim që në muajin prill të 2013-ës.
Nikoll Gjonoca akuzohet për vjedhje dhe sulm ndaj policisë së Kavajës, bashkë me Roland Kasën, ndërsa Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për të.
Gjatë operacionit për ndalimin e tij, Gjonoca ka qëlluar me armë drejt policisë duke i shpëtuar forcave të policisë.
Sipas policisë së Lezhës, Gjonoca i kishte shpëtuar disa herë ndjekjes së policisë pasi në dyshemenë e banesës kishte bërë një tunel, përmes të cilit largohej.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





