
Tiranë, 26 shkurt 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 26 shkurt 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Ekspertiza. Vrasja e Lamajt, barut në rrobat e Frrokut.
-Kuvendi, Topi: Ish-opozita trajtim mizerabël nga Topalli.
-Matura shtetërore publikohet Formulari A1.
-Largimi nga parlamenti, zbardhet takimi i PD me aleatët.
“Gazeta Shqiptare” hapet me shkrimin, “ Ligji, 10 vjet burg kush lufton në Siri.
-Publikohet formulari A1 dhe A1-Z, ja kushtet për dy lëndët me zgjedhje.
-Topi: Rama po humbet kohë. PD pa analizë për humbjen.
Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “ Xhihadistët, 15 vite burg.
-Kryekomunari i PD mashtrim me gjakmarrjen.
-PD nis bojkotin, braktis miratimin e axhendës së Kuvendit.
-Rikthehet gripi i derrit, 14 raste për dy muaj.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “ PD tërhiqet nga çdo marrëveshje. Prishet konsensusi edhe për bordin drejtues të televizionit publik.
-Rama lobin për statusin në Dhomën e Lordëve.
-Ina Rama ankohet në gjykatë për vendimin e KLD.
-Gjendet provat për krimet e rrëfyera nga Julian Sinanaj.
Gazeta “MAPO” çelet me shkrimin, “Qeveria bën një hap pas për ‘nëpunësin’, ja dy arsyet. Mazhoranca shtyn futjen në axhendën e Kuvendit të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”. Tërheqja e qeverisë duket se ka të bëjë me kohën e pamjaftueshme deri në 1 prill, datë kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus nga Kuvendi i kaluar, si dhe drojën se nisma e fundit e mazhorancës do të ndikonte negativisht në vendimin e BE për statusin në
qershor. Celibashi: Që të mos tregohemi arrogantë, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të shtyhet.
-Basha mbledh aleatët, qëndrimi ndaj Kuvendit vendoset të enjten. Opozita pritet të ndërmarrë një bojkot të pjesshëm të Kuvendit. Basha takon aleatët, ndërsa bisedimet
për një qëndrim unik nga ana e opozitës do të vijojnë edhe nesër. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se partia që ai drejton nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që nuk
funksionon në bazë të ligjit.
-Një vii pa Dritanin. Bashkëshortja e komisarit: drejtësia, ngushëllimi ynë!
-Vërtetimet e gjakmarrjes për azil, 12 vetë nën akuzë për falsifikim.
Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si argument kryesor, “Padi për shpifje. Edi Paloka. Rrezikon 35.000 euro gjobë. Kreu i grupit parlamentar të PD akuzoi
një ndër të paktët oficerë të policisë që mbetën në detyrë më 1997 në Vlorë si anëtar të Bandës së Zani Çaushit. Jamarbër Malltezi, “luftë” në Facebook me Taulant Ballën, i kërkon 2 mln lekë.
-Aleatët e djathtë, rezerva Bashës për bojkotin e Kuvendit. PDK e PDIU, tratativa me kreun e PD-së.
-Patentat me pikë, ja ndryshimet ne legjislacion.
-Zana Xhuka lë 8.500 dosje “të hapura”. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





