Transmetuar më 26-02-2014, 00:21

Famën e paratë i ka bërë falë modelingut dhe veshjeve të krijuara nga të tjetër, por mesa duket tashmë ka vendosur që të realizojë linjën e saj personale duke iu futur dizenjimit.

Por jo vetëm kaq, supermodelja braziliane Alessandra Ambrosio ka vendosur që jo vetëm të krijojë por edhe t’i reklamojë vetë ajo këto veshje.

Në disa fotografi të postuara nga Dailymail, Alessandra padyshim shfaqet e mrekulleshme, ndërsa sa i përket veshjeve vihet re një tendencë të stilit cowboy/Indian.

I gjithë koleksioni i 32-vjeçares përfshin pantallona të shkurtra, minifunde, bluza të gjera e të derdhura me detaje të veçanta. Kjo linjë veshjesh është një pasqyrim i stilit të vetë Ambrosios

Koleksioni pritet të prezantohet muajin e ardhshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit