Transmetuar më 25-02-2014, 23:56

Është mëse e qartë, stresi provokon dhimbje të forta koke, por jo vetëm…

Një kërkim i fundit nga studiues e shkencëtarë të Gjermanisë tregon rëndësinë e të parit me kujdes të jetës që bëjmë.

Për të luftuar dhimbjen e kokës nga stresi duhen vetëm 3 minuta në ditë, duhet të reflektojmë mbi atë çka po bëjmë dhe si po e bëjmë apo përjetojmë.

Është shumë e thjeshtë, mjafton të mbledhim veten, ato tre minuta t’i japim vetes kohë që të kuptojmë se nuk ia vlen të bëhemi vegla të situatave stresonte, duke e marrë lehtë çdo gjë me të cilën përballemi ose presim të përballemi.

Qetësi, reflektim, në vend të panikut, siguron largimin e stresit të tepruar.

Stresi kronik është ai më i përhapuri kohët e fundit, që provokon sëmundje kardiovaskulare, tumore, bronkopneumoni, sëmundje kronike bllokuese të mushkërive, të mëlçisë dhe sëmundjeve të zorrëve.

Ndër të tjera, stresi provokon dhe hipertensionin  ku mund të shkaktojë diabet apo infarkt.

Pra ajo që duhet të bëjmë për të luftuar stresin është të reflektojmë vetëm 3 minuta në ditë dhe të bëjmë një analizë reale mbi atë çfarë kemi nevojë dhe dëshirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit