Transmetuar më 25-02-2014, 21:09

Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur në kryeqytet në ambientet e një kazinoje.
Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një kazino mbrëmjen e sotme pranë rrugës “Hoxha Tahsim” në kryeqytet, duke u larguar më tej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Kanë qenë punonjësit e kazinosë ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë, të terrorizuar nga ajo çka kishte ndodhur, duke bërë që uniformat blu të mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe të punojnë për të hedhur dritë dhe për të identifikuar autorët e grabitjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





