

Në vendet anglosaksone është një fenomen i njohur si “living apart together”, që do të thotë të jetosh bashkë pjesërisht, ose thënë ndryshe të ushqesh një lidhje dashurie në distancë.
Një fenomen social që përfshin zakonisht të rinjtë dhe që shpesh e ka origjinën në një udhëtim. Por një studim italian ka zbuluar se 6% e italianëve, jetojnë lumturisht një raport në distancë.
Rezultati? Një pasion absolute dhe një dashuri gjithnjë e zjarrtë. Po ashtu thuhet se dashuria nuk ushqehet vetëm nga kontakti fizik, por nga përkujdesjet dhe vëmendjet edhe në detaje, e cila ndodh zakonisht në marrëdhëniet në distancë.
Por u zbulua se një lidhje e tillë karakterizohet nga zënka të pakta, por mesatarisht zgjat 4 vjet, kjo për shkak të vështirësive ekonomike.
Në studim theksohet se pavarësisht vështirësive të shumta, historitë e dashurisë në distancë janë më konkrete dhe të vlefshme dhe nëse dashuria është e vërtetë, pavarësisht distancës lidhja kurorëzohet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





