Transmetuar më 25-02-2014, 20:12

Në arrati për të shpëtuar të bijën. Tamam si në një film, por këtë herë realiteti kalon çdo fantazi. I akuzuar por shitje të lëndëve narkotike, V. L. K., një holandez 52 vjeçar në pritje të procesit gjyqësor, i ishte besuar një shoqate që merret me asistencën e të burgosurve.

Burri në muajin nëntor u arratis duke lënë një letër, ku shkruante se ishte arratisur për ti dhuruar palcën kockore të bijës, e cila ndodhej e shtruar në spital pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Ky fakt bëhet i ditur nga gruaja e të burgosurit, e cila flet nëpërmjet avokatit të V. L. K., i cili ishte arrestuar në muajin prill pasi në fugonin e tij frigorifer u gjet 1 ton hashash.

I burgosur në burgun e Regina Coeli në Itali, burri falë sjelljes së tij shembullore iu besua qendrës sociale Isola dell’Amore Fraterno.

Por gjatë periudhës së qëndrimit të tij në burg, vajza e tij kishte mbetur viktimë e një aksidenti rrugor, dhe priste që dikush ti dhuronte palcën, pasi në të kundërt ajo rrezikonte jetën.

Ndërkohë pak pas arratisë ai i dërgoi në letër avokatit të tij ku i shkruante, “Jam i vetmi njeri që mund të ndihmojë time bijë në një moment kaq të vështirë. Duhet të shkoj në spital për të dhuruar palcën kockore për time bijë e cila rrezikon të vdes, askush tjetër nuk mund ta bëjë”.

Por siç shprehet gruaja e tij nëpërmjet avokatit, ndërhyrja është kryer me sukses dhe vajza mundi të mbijetojë.

Ndërkohë avokati i tij Valerio Vitalie shprehet se, “Është një sjellje joligjore, por në vendin e tij do kisha bërë të njëjtën gjë. Shpëtimi i fëmijës është më i rëndësishëm se vetë jeta jote. Do të provojë pafajësinë e klientit tim si për lëndën narkotike edhe për arratinë. Zgjodhi thjesht të shpëtonte të bijën”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit