

Një burrë i moshës 30 vjeçare u arrestua në Nigeri, për keqtrajtim me pasojë vdekjen e djalit të tij Goldrich, vetëm 4 vjeç.
Fëmijës i ishte mbyllur goja me kyç, në mënyrë që ti ndalohej që të bërtiste. Ndërkohë babai-monstër u identifikua si Chris Elvis, i cili u arrestua nga policia, ndërsa vijojnë hetimet mbi gjithë sa ka ndodhur.
Nga ana e policisë dhe siç duket në pamjet e rënda që gjeni bashkëngjitur, Elvis i ka shkaktuar plagë të thella të miturit në trup, ndërsa e mbante të mbyllur në një dhomë.
Autori i krimit makabër i cili punon si truprojë në një firmë private, pak para vdekjes i kishte vendosur vogëlushit një shufër hekuri të nxehtë në fytyrë.
Ndërkohë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës që nëna e 4 vjeçarit kishte dalë për të bërë pazar.
Por në kthimin e saj, ajo kishte gjetur trupin e pajetë të Goldrich dhe e shokuar kishte lajmëruar policinë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





