Transmetuar më 25-02-2014, 19:23

Podgoricë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Anëtarësimi në NATO nënkupton sigurinë dhe pa të nuk mund të ketë investime. Kështu është shprehur sot Presidenti i Bullgarisë Rosen  Plevneliev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi.

Pas bisedimeve me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ai ka theksuar se kur vendi është i sigurt shtohen investimet e huaja dhe krijohen vende të reja pune.

Ndërkohë duke folur për vendin e tij si anëtarë të NATO-s, Plevneliev deklaroi se para anëtarësimit borxhi i shtetit ishte 100% i të ardhurave kombëtare bruto, kurse 10 vjet më vonë vetëm 16%.

Nga ana e tij Presidenti Vujanoviç theksoi se Bullgaria është anëtare e NATO-s duke shtuar se Mali i Zi pret ndihmë nga ky vend për integrimet në aleancë.

Në vijim dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ekzistojnë edhe shumë projekte të cilat duhet të realizohen së bashku./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit