Transmetuar më 25-02-2014, 19:10

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër vendi ynë do të jetë pjesërisht nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Vranësira më të dendura do të ketë në zonat juglindore duke gjeneruar shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë Shqipërinë, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim jugor dhe juglindor,  kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 1- 2 ballë.

Europa

Prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në jugperëndim të Europës do të ndikojnë paqëndrueshmëri të motit në Europën veriperëndimore, Jugperëndimore dhe atë Qendrore, për pasojë dominuese do të jenë vranësirat dhe reshjet e shiut. Më problematike situata paraqitet në Francë dhe Portugali. Me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jenë vendet Nordike, si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik në ekstremin verior të kontinentit.

Ndërsa Europa juglindore, vendet mesdhetare si edhe Europa Lindore do të dominohen nga kthjellime në pjesën më të madhe të ditës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit