

Ajo është e re në radhët e ikonave të linjës së të brendshmeve “Ultimo”, por e përfaqëson denjësisht këtë linjë.
Modelja Abbey Clancy është shfaqur tejet seksi në shërbimin fotografik të koleksionit për nuse të të brendshmeve të firmës “Ultimo”.
28 vjeçarja me një trup të admirueshëm dukej tejet në formë dhe sensuale teksa reklamonte të brendshmet e propozuara për nuset e reja.
Abbey e cila është e martuar me futbollistin Peter Crouch, e ka cilësuar koleksionin e të brendshmeve për nuse si tejet të veçantë, duke thënë se veshje intime të tilla, i bëjnë të gjitha femrat të ndihen të sigurta në ditën e tyre të madhe./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





