Transmetuar më 25-02-2014, 16:47

Një djalë brazilian vetëm 10 vjeç, Weverton Silva, i cili mbijetoi pasi ra nga një pemë dhe iu ngul në kokë një shufër hekuri prej 60 centimetrash, shpëtoi prej saj vetëm para dy javësh.

Shufra e hekurit iu ngul fëmijës në pjesën e poshtme të nofullës, ndërsa doli pranë veshit të tij të djathtë.

Weverton ishte ngjitur majë pemës, por më tej dega e saj ishte këputur dhe ai kishte përfunduar në tokë.

Nga ana e mjekëve thuhet se fëmija ka shpëtuar për mrekulli, pasi shufra e hekurit i dëmtoi arterien që çon direkt në zemër. Ndërkohë u deshën plot pesë orë për heqjen e hekurit nga koka e tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit