Transmetuar më 25-02-2014, 16:25

Sarandë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Tre ish-zyrtarë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, janë kallëzuar penalisht.

Siç raporton Noa.al, kallëzimi penal është bërë për juristen Albjona Rexho, për hartografin Robert Piro dhe për regjistruesin Bajram Alidhima.

Kallëzimi ndaj tyre është bërë për abuzime dhe shpërdorim detyre gjatë periudhës kohore korrik-shtator 2013, abuzime lidhur me zonën e parkut të Butrintit.

Dyshohet se tre ish-zyrtarët në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë regjistruar pasuri të paluajtshme në shkelje me ligjin, pranë zonës së parkut të Butrintit.

Lidhur me këta rast materialet në ngarkim të të ndaluarve i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit