Transmetuar më 25-02-2014, 16:10

Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi mori pjesë sot në workshop-in e organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Punës, ILO si agjencia drejtuese e Programit të Kombeve të Bashkuara për Punësimin dhe Migrimin e të rinjve.

Nënkryetarja Xhindi theksoi se ndër prioritetet kryesore të Bashkisë së Tiranës në këto dy vite e gjysmë ka qenë punësimi i të rinjve, ku është bërë e mundur që 20 mijë qytetarë të punësohen në kryeqytet, kjo falë politikave të ndërmarra nga kjo bashki.

“Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Punës, ILO, si agjencia drejtuese e programit të Kombeve të Bashkuara për Punësimin dhe Migrimin e të rinjve, sot po hedh hapat e parë drejt Paktit Territorial të Punësimit, një instrument i zhvilluar dhe shumë i suksesshëm në vendet e BE, dhe i lançuar në Shqipëri që në vitin 2010 nga qeveria shqiptare. Kjo është hera e parë që një instrument i tillë konsiderohet edhe për Tiranën, dhe kjo jo rastësisht, pasi dy vite e gjysmë më parë punësimi nuk ka qenë në fokus të Bashkisë dhe sot është prioritet i administratës aktuale të Bashkisë së Tiranës. Pakti i Punësimit, do të bazohet mbi 40 politika alternative për zgjidhjen e sfidave të punësimit të qytetarëve dhe arritjen e objektivave mbi çështje të tilla si, aftësimin e të rinjve, punësimi dhe formimi profesional dhe nxitja e krijimit të 1000 vendeve të reja pune me fokus të rinjtë”, u shpreh Xhindi.

Sipas saj, ky projekt vjen pas politikave nxitëse të punësimit në Tiranë, duke shtuar se në dy vjet e gjysmë si rezultat i politikave të reduktimit të 60 taksave dhe tarifave vendore të kësaj bashkie, bashkëpunimin me bizneset, ndërmjetësimit nëpërmjet portalit të punësimit, u hapën 3641 biznese, dhe u punësuan 20 mijë qytetarë të Tiranës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit