
Sporti në skuadër mund të ndihmojë në kompensimin e rënies së estrogjenëve te femrat në menopauzë. Këto hormone, niveli i të cilave bie në mënyrë të ndjeshme janë thelbësorë, për shëndetin e zemrës.
Rëndësia e aktivitetit fizik në këtë periudhë për femrën është treguar nga një studim i Universitetit të Copenaghen në Danimarkë, studim i publikuar në revistën “American Journal of Physiology”.
Michael Nyberg, njëri nga autorët e studimit shprehet se, “Estrogjenët, hormonet seksualë femërorë janë të rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular të femrave, ndaj me rënien e nivelit të tyre gjatë menopauzës, rritet rreziku i presionit të lartë në gjak si dhe i sëmundjeve kardiovaskulare. Presioni rritet mesatarisht me 10% te femrat në menopauzë, duke shtuar komplikimet në zemër”.
Por gjatë mbajtjes në vëzhgim të një grupi femrash në menopauzë të cilat iu nënshtruan aktiviteteve fizike, u vu re se rreziku i sëmundjeve të zemrës u reduktua në masën 40%./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





