
Durrës, 25 shkurt 2014, NOA.al- Një 36 vjeçar me banim më Shën Vlash të Durrësit, është aksidentuar tragjikisht ndërsa punonte pranë një shoqërie të mineralit të kromit në Durrës.
Siç raporton Noa.al, 36 vjeçari me iniciale Sh.K., gjatë kohës kur punonte me makinerinë e copëtimit të mineralit të kromit, nga pakujdesia ka futur dorën tek rripi i transportuesit të makinerisë dhe për pasojë ka këputur dorën e djathtë.
Pas aksidentimit i dëmtuari u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj administratorit të shoqërisë së krimit, 39 vjeçarit me iniciale I.Q./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





