
Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Një makinë e policisë rrugore e cila dyshohet se ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur një motor.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit ka mbetur i dëmtuar rëndë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se motori mban targat 4B22, ndërsa drejtuesi i tij u dërgua për mjekim në spital.
Sakaq lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet e policisë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e detajeve të aksidentit.
Nga hetimet e para rezultoi se, motori ka kaluar rrugën kur semafori ishte me të kuqe. Të njëjtën gjë deklarojnë edhe dëshmitarët në vendngjarje. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





