Transmetuar më 25-02-2014, 13:48

Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij në Facebook mbështet protestën e biznesmenëve të qytetit të Pogradecit.

Në rrjetin e tij social Berisha shkruan, “dje qindra biznesmenë të qytetit të Pogradecit, të revoltuar nga rritja e taksave nga qeveria Rama-Meta, protestuan në bashkinë e qytetit dhe kërkuan uljen e taksave që po falimentojnë bizneset e tyre.

Të dashur miq, le të përshëndesim dhe të solidarizohemi ne me këtë protestë si fillimin e betejës për uljen e taksave, kusht vendimtar për krijimin e vendeve të reja të punës, punësimin e qytetareve dhe luftën kundër varfërisë. Ju bëj thirrje biznesmenëve të mbarë Shqipërisë të protestojnë kundër rritjes së taksave nga qeveria dhe të presin me gërshërët e protestës dorën e zezë të qeverisë Rama – Meta në xhepat tona”!!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit