Transmetuar më 25-02-2014, 13:24

Neymar do t’i kushtojë Barcelonës plot 107.3 milionë Euro, citon Supersport. Skandali që shkaktoi edhe largimin e Sandro Rosell nga presidenca, merr përmasa edhe më të mëdha që do të rëndojnë në buxhetin e klubit katalanas.

Duke shtuar 9.1 milionë Euro që shoqëria do t’i paguajë institucioneve fiskale, por nëse gjykata del në përfundimin se Barcelona ka shmangur taksat në këtë rast, duhet ta dënojë klubin edhe me 5.5 milionë Euro shtesë që bashkë me 54 milionë Euro të cilat kanë shkuar nën dorë për të siguruar shërbimet e brazilianit, arrijnë shumën e 107.3 milionë Eurove në total.

Fillimisht, Barcelona deklaroi se Neymar u ble për 57.1 milionë Euro nga Santosi, por sipas zyrës së taksave, ish-presidenti Sandro Rosell evitoi transparencën ligjore duke shpërblyer nën dorë edhe disa palë të tjera për të siguruar formën nga ish-sulmuesi i skuadrës braziliane.

Një shumë e majme shkoi për të atin e lojtarit, ndërsa pjesa tjetër për Santosin dhe agjentin e përfaqësuesit ligjorë të lojtarit. Nëse shuma që Barcelona do të derdhë për Neymar kalon kuotën e 100 milionë Eurove, atëherë Neymar do të bëhej jo vetëm lojtari më i shtrenjtë i klubit, por edhe i gjithë historisë së futbollit botëror.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit