Transmetuar më 25-02-2014, 12:31

Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al-  Kryetari i grupit parlamentarë të PD-së Edi Paloka u shpreh pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se, nuk u arrit të diskutohet e të merret asnjë vendim dhe për këtë sipas tij fajtore është mazhoranca qeverisëse.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve kërkuam rikthimin e parlamentit në rrugën e kushtetutshmërisë dhe ligjit, por si përgjigje morëm arrogancën, që kjo qeveri  ka ndaj opozitës, ashtu si edhe ndaj shoferëve të furgonave, punonjësve të shkarkuar të administratë dhe mbarë qytetarëve.

Ai paralajmëroi se opozita do të marrë vendimin e saj duke i dhënë përgjigjen e duhur kësaj mazhoranca arrogante.

Sipas tij, kjo mazhoranca me vendimet antiligjore dhe antikushtetuese po pengon integrimin e vendit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit