Transmetuar më 25-02-2014, 12:21

Kamerat e sigurisë që gjenden në një rrugë afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kapin një punonjës të Policisë Rrugore teksa grushton një qytetar në mes të rrugës.

Bashkëpunëtori i noa.al ju sjell këtë video të plotë, ku shihen qartë momentet e dhunës së punonjësit të policisë ndaj kalimtarit.

Video është regjistruar pak para mesditës më datë 16 gusht 2013, në rrugën “Islam Alla” pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në filmim shikohet sesi polici rrugor me një motor i afrohet një qytetari në moshë dhe pak çaste pasi flet me të, e godet me grusht, ndërsa afër gjendeshin dy burra të tjerë dhe kalimtarë të shumtë. Qetësisht, polici largohet mbi motor. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit