
Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Presidenti i Republikës Bujar Nishani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore për të nderuar kapiten Feti Voglin, i cili u vra gjatë një misioni në Afganistan.
Ceremonia përkujtimore për kapiten Feti Voglin zhvillohet në mjediset e shkollës së mesme në Komunën Baldushk.
Gjatë fjalës së tij Presidenti Nishani u shpreh se, “ndihem i nderuar që marr pjesë në ceremoninë përkujtimore për kapiten Feti Voglin. Sakrifica e kapiten Feti Voglit ishte për të mbrojtur të gjithë njerëzit e botës”. Nishani tha se, kapiten Feti Vogli me sakrificën e tij madhështore e heroike u bë i pavdekshme. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





