Transmetuar më 25-02-2014, 10:33

Tiranë, 25 shkurt 2014, NOA.al- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë.
Flakët kanë përfshirë automatin e katit të tretë të shkollës dhe menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit nga shkolla për arsye sigurie.
Nga zjarri nuk ka të lënduar pasi forcat zjarrëfikëse arritën në kohë t`i shuajnë flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në automat por dyshohet se mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





