
Elbasan, 25 shkurt 2014, NOA.al- Pothuajse të gjithë kanë një faqe në rrjetin social Facebook, por duhet të keni kujdes kur e hapni atë, në qendra të ndryshme interneti.
Duhet të jeni të vëmendshme, të siguroheni se e keni mbyllur faqen kur largoheni, sepse një gabim i juaji mund t’ju kushtojë rëndë tek miqtë tuaj, apo të njohurit që keni në Facebook.
Dikush mund ta shfrytëzojë dhe t’ju krijojë mjaft probleme, siç ka ndodhur edhe në qytetin e Elbasanit.
Blutë e këtij qyteti kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit me inicialet F.SH banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan, sepse ka ndërhyrë në faqen e Facebook të shtetasit I.K 37 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, në Elbasan.
Gjatë ndërhyrjes në faqen e 37 vjeçarit, shtetasi F.SH ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





