Transmetuar më 24-02-2014, 22:00

Obeziteti është një nga plagët më të përhapura në shoqëri, duke reduktuar ndjeshëm ritmin e jetës së personave mbipeshë. Për këtë arsye këshilli komunal i Stoke-on-Trent, në Angli, pati një ide vërtetë origjinale.

Dërgimi i mesazheve motivues banorëve obezë të qytetit, i cili numëron mbi 240 mijë banorë, erdhi nga këshilltari komunal Adrian Knapper.

Gjithçka lindi nga një studim i zgjatur prej afro 10 javësh, ku dërgimi i mesazheve i motivonte personat mbipeshë që të merreshim me më shumë aktivitet fizik dhe të hanin në mënyrë më të shëndetshme.

Në këtë mënyrë Knapper synon që të sensibilizojë banorët e vendit që të ndërgjegjësohen më shumë rreth shëndetit të tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit