Transmetuar më 24-02-2014, 21:47

Alarm në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 20 fëmijë janë prekur nga një infeksion ende i panjohur, i ngjashëm me poliomielitin, i cili i ka paralizuar.

Dy nga fëmijët kalifornianë të paralizuar, me moshë nga 2 deri në 16 vjeç, rezultuan pozitiv ndaj një virusi shumë të rrallë i njohur si, “enterovirus-68”, i cili ka simptoma shumë të ngjashme me poliomielitin.

Ndërkohë për 18 fëmijët e tjerë nuk është zbuluar ende shkaku i një situate të tillë. “Duam të nënvizojnë se kjo sindromë është shumë, shumë e rrallë. Nëse prindërit pikasin simptoma të mundshme të një paralize te fëmija, duhet ta sjellin me urgjencë në spital”, u shpreh një nga mjekët që po merret me rastet, Keith Van Haren, i Stanford University./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit