
Londër, 24 shkurt 2014, NOA.al- Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka theksuar se shtetet e rajonit në mënyrë që të jenë më konkurruese dhe më produktive, duhet të shkojnë me vendosmëri drejt reformave më radikale.
Gjukanoviç nga Londra i pranishëm në Forumin investues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investime në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se së pari duhet të reformohen sistemet e pa qëndrueshme pensionale si dhe sistemet shkollore duhet tu përshtaten kërkesave të tregut.
Sipas tij në sferën e shëndetësisë, në bashkëpunim me sektorin privat, shteti duhet të ofrojë mbrojtje më cilësore dhe shërbime më të lira shëndetësore.
Ai shtoi se duhet të hiqen të gjitha pengesat për biznes dhe të krijohet ambienti i duhur për ndërmarrje të reja të vogla, familjare dhe ndërmarrje të mesme.
“Mali i Zi është i interesuar që përsëri të nisë bisedimet me vendet fqinje me qëllim të marrëveshjes për përdorimin e rrjedhave të lumenjve të cilët rrjedhin nëpër vendet fqinje për ndërtimin e veprave energjetike në territorin e Malit të Zi dhe në territorin e vendeve fqinje e që do të ishin me interes të dyanshëm”, ka theksuar Gjukanoviç.
Ndërkohë duke përkujtuar investimet aktuale në Mal të Zi, si dhe fillimin e shpejtë të autostradës Tivar-Bolare, aksi Podgoricë-Mateshev, Gjukanoviç ka theksuar se pa marrë parasysh përparimin e dukur, niveli aktual i zhvillimit nuk është i kënaqshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





