Transmetuar më 24-02-2014, 18:58

Ky është horoskopi ditor për ditën e Martë, 25 shkurt 2014 që ju sjell Noa.al. 25 shkurti, me shumë vështirësi mund të cilësohet si një ditë e favorshme. Dembelizmi dhe vetëkënaqësia do t’iu shoqërojnë gjatë gjysmës së parë të ditës. Ju mund të pushoni dhe të argëtoheni, por kujtoni se duhet të qëndroni brenda disa limiteve. Nuk këshillohet që të bëni projekte të reja në orët e mbrëmjes.

Dashi

Të gjithë të lindurit e shenjës së dashit duhet të përgatiten për ngarkesë shtesë në punë gjatë gjysmës së dytë të ditës. Ndjenja juaj e preferuar për të qenë të pavarur, nuk do të jetë shumë e mundshme, ndaj mund të përfundoni duke bërë edhe punët e dikujt tjetër.

Demi

Sot do të jeni në gjendje të mirë dhe të aftë për të lundruar përmes ngjarjeve me mjaft sukses. Në orët e para të mëngjesit do të ndiheni disi të pasigurtë. Këshillohet që të qëndroni të vërtetë gjatë gjithë kohës dhe do të kapërceni çdo vështirësi.

Binjakët

Gjithë të lindurit e shenjës së binjakëve duhet të tregojnë kujdes, pasi sot është dita për tu marrë me shumë gjëra, si shtëpinë, paratë, karrierën apo marrëdhënie të ndryshme. Ju mund të përballeni me një situatë kritike e cila do iu krijojë jo pak vështirësi.

Gaforrja

Dita e martë do të ketë një rëndësi shumë të madhe për të gjithë të lindurit e shenjës së gaforres. Ju mund të takoni miq të vjetër, por edhe të rinj, gjë që do të ndryshojë shumë rutinën tuaj dhe do t’iu bëjë entuziastë. Do të arrini të kapërceni një pengesë me shumë lehtësi falë shkathtësisë dhe zgjuarsisë tuaj.

Luani

Yjet do tu kujtojnë luanëve rëndësinë e numërimit të parave. Pavarësisht nga sa para keni në dorë, çdo shpenzim do të jetë një humbje. Tregoni më shumë kujdes për financat tuaja në mënyrë që të mos ngeleni duarbosh. Lini mënjanë një shumë parash në mënyrë që ti keni për çdo emergjencë të familjes suaj.

Virgjëresha

Me afrimin e mbrëmjes ju do të ndryshoni rutinën dhe do t’ia nënshtroni veten një disipline shumë të rreptë. Ka shumë mundësi që të jenë njerëzit që iu rrethojnë, si partnerët, klientët apo të afërmit ata që do të ndikojnë në atmosferën tuaj.

Peshorja

Peshorja duhet të tregojë kujdes më shumë se zakonisht me çfarëdolloj pune që do të merret sot. Një gabim i vogël mund të prishë edhe idenë tuaj më të zgjuar. Gjatë ditës shëndeti juaj mund të shfaqet delikat, ndaj bëni kujdes dhe ruani veten.

Akrepi

Nuk do të ketë shumë mundësi për të lindurit e shenjës së akrepit gjatë ditës së sotme. Mos synoni gjërat e pamundura, por ndiqni planet tuaja duke mos bërë përzgjedhje. Kërkohet shumë punë për të çuar përpara çështjet e mbetura pezull.

Shigjetari

Sot shigjetarët do e përqendrojnë vëmendjen e tyre në çështje të shëndetit, përgjegjësitë familjare dhe detyrat profesionale. Në çdo rast mos i kapërceni përgjegjësitë që kërkohen nga ju. Eprorët tuaj mund të mërziten nga neglizhencat tuaja.

Bricjapi

Fati i mirë do të jetë shoqërues besnik për bricjapët deri në mbrëmje. Por kjo nuk do të thotë që të qëndroni pasiv dhe të mos merreni me punë, pasi prej jush kërkohet shumë punë lidhur me çështjet e studimit, udhëtimet apo punët. Kujdes me neglizhencën dhe paaftësinë.

Ujori

Një bekim në shenjën e ujorit, do të luajë rol kyç në zhvillimin e ngjarjeve. Gjithsesi nëse tregoni përgjegjësi të plotë për gjërat që iu janë ngarkuar, shpërblimi do të jetë dyfish. Mos u tregoni pasiv në detyrat tuaja në shtëpi apo në punë.

Peshqit

Peshqit do e kenë të vështirë për të mbajtur një ekuilibër bashkëveprimi me njerëzit e tyre të ngushtë. Parashikohen vështirësi lidhur me situata menaxhuese, ndaj bëni kujdes veçanërisht me ndarjen e gjërave./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit