Transmetuar më 24-02-2014, 18:17

Paragjykimet duket se nuk kursejnë as kafshët. Kështu duket se ndodh edhe me Snuffles, qenin pastor belg, i cili është tejet i sjellshëm por që përfundon gjithnjë në një qendër për qentë.

Ai ndodhet në qendrën skoceze për kafshët “Dog’s Trust Rehoming Centre”, në Uddingston, pranë Glasgow, ndërsa është i prekur nga një deformim fizik.

Sipas veterineres e cila është kujdesur për të, Angela Mc Allister, Snuffles ka pasur një deformim të hundës, pasi hunda e tij është e ndarë në dy pjesë duke bërë që të duket sikur ka dy të tilla.

Ndarja është e brendshme por duket edhe në sipërfaqe, por kjo për qenin nuk ka asnjë problem shëndetësor, përveç pamjes estetike.

Kjo ka bërë që Snuffles të adoptohet plot pesë herë dhe të pesta herët është kthyer në qendrën e qenve. Tashmë punonjësit e qendrës ku ndodhet ai, kanë vendosur që ta bëjnë historinë publike, me shpresën se dikush ta dojë dhe ta pranojë ashtu siç është./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit