Transmetuar më 24-02-2014, 18:07

Tiranë, 24 shkurt 2014, NOA.al- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo, prezantoi sot projektin për rikualifikimin urban të 88 hektarëve në njësinë bashkiake nr.4 dhe 8, duke theksuar se në shërbim të këtij projekti janë vendosur 10 milionë euro.

Në fjalën e tij Bozdo tha, “Ka qenë një lobim i fortë i Bashkisë së Tiranës, pranë Komisionit Europian dhe pranë qeverisë shqiptare që këto fonde të merren dhe të përdoren për këto dy blloqe, blloqe të cilat kanë dy veçori, përgjithësisht zhvillohen në mënyrë informale si dhe ka edhe një prezencë të konsiderueshme të komunitetit rom, për të cilën vëmendja e Bashkisë së Tiranës nuk ka munguar e nuk do të mungojë kurrë”.

Në vijim ai bëri me dije se në këtë projekt parashikohet ndërtimi i një shkolle, kopshti, çerdheje dhe një qendre sociale për të adresuar nevojat e zonës.

Nënkryetari i bashkisë deklaroi se procedurat e prokurimit nga ana e delegacionit të Bashkimit Europian pritet të fillojnë në mars  të vitit 2014, ndërsa puna për zbatimin e këtij projekti do të nisë në muajin korrik dhe do të përfundojë brenda 18 muajsh nga data e fillimit.

Zona e propozuar për investim përbëhet nga banesa të ndërtuara në fillim të viteve ‘90-të e më vonë. Aktualisht, popullsia në këtë zonë arrin në 16 000 banorë, 5% e të cilëve i përkasin komunitetit rom./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit