Transmetuar më 24-02-2014, 17:28

Që të gjitha femrat mund ta dëshmojnë pa frikë se takat e larta janë shpesh sinonim i dhimbjes, më shumë se sa i modës dhe hijeshisë. Por si duhet vepruar për të shpëtuar nga dhimbje të tilla. Më poshtë sjellim katër rregulla për ti bërë takat më të rehatshme.

Kujdes me masën– Kur bëhet fjalë për këto lloj këpucësh, bëhet mirë që të harrohet masa e zakonshme. Mos harroni që ajo që fillimisht mund të duket perfekte mund të kthehet në një torturë të vërtetë. Këshilla e ekspertëve? Mbajini disa minuta këpucët në këmbë dhe ecni me to para se ti bleni, dhe nëse keni dhimbje shikoni mirë masën.

Mos i torturoni kyçet e këmbëve– Nëse këpucët nuk iu shtrëngojnë por keni dhimbje në pjesën e kockës dhe në kyçet e këmbëve, atëherë diçka nuk shkon. Më mirë vishni këpucë ortopedike ose të sheshta deri sa këmbët t’iu qetësohen.

Personalizoni këpucët– Duhet të jenë të këndshme dhe të rehatshme. Pasi ti keni blerë këpucët provojini nëpër shtëpi për disa orë. Kështu mund të evidentoni zonat ku keni dhimbje. Mundohuni që ti qetësoni këto zona, ose vendosni ngjitës për këmbët në mënyrë që mos t’iu dëmtojnë më tej.

Mos synoni shumë lartë– Nëse doni që të qëndroni gjatë me taka të larta, shmangni tepritë. Lartësia ideale për të mos vuajtur është nga 5 deri në 7 centimetra. Në këtë mënyrë do të rezistoni më gjatë majë tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit