Transmetuar më 24-02-2014, 15:59

Trajneri i Borussias së Dortmundit, Jurgon Klopp nuk i fsheh ambiciet për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane. Gjithsesi, 46-vjeçari mendon se është ende herët për të hedhur këtë hap, pasi ka ende shumë punë për të bërë me verdhezinjtë, citon Supersport.

Posti i trajnerit të Gjermanisë më tërheq shumë, por momentalisht nuk e shoh veten në krye të kombëtares gjermane.

Nëse njerëzit në Gjermani një ditë do të më kërkojnë të jem trajner i përfaqësueses, pa dyshim që do ta marr në konsidratë këtë propozim.

Por deri atëherë besoj se duhet të ndodhin shumë gjëra. Le t’i lëmë shakatë mënjanë. Ne kemi një trajner fantastik në krye të Gjermanisë, ndërsa unë kam për të bërë shumë punë me Borussian.”

E meqenëse vetëm pas disa muajsh do të zhvillohet kampionati botëror, Klopp jep mendimin e tij për skuadrat që kanë më shumë shanse për të triumfuar në këtë event.

Gjermania dhe Brazili janë skuadrat favorite për ta fituar botërorin. Dhe nuk duhet ta harrojmë faktin që ky turne zhvillohet në Brazil. Ata u kthyen fuqishëm duke triumfuar në Kupën e Konfederatave.

Pyetjes së cilin nga tre kandidatët që morën pjesë në ceremoninë gala të Topit të Artë do të preferonte në skuadrën e tij, Klopp iu përgjigj.

Pa dyshim Lionel Messin. E dashuroj lojën e tij. Më pëlqen shumë sesi luan Ribery, po ashtu edhe Cristiano Ronaldo, por kur shikoj Messin dhe se çfarë ai është në gjendje të bëjë e kuptoj se ai është thjesht i mrekullueshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit