Transmetuar më 24-02-2014, 14:40

Korçë, 24 shkurt 2014, NOA.al- Policia e Korçës ka lëshuar një urdhër mbrojtje ndaj një gruaje 39 vjeçare e cila për muaj të tërë është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.

Siç raporton Noa.al, gruaja me iniciale N.O., është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj me iniciale I.O., me banim në Korçë.

Kryefamiljari i moshës 49 vjeçare krahas gruas ka dhunuar edhe fëmijët e tyre të mitur.

Për rrjedhojë gruaja ka denoncuar të shoqin në polici, çka ka bërë që ndaj saj të lëshohet urdhri i mbrojtjes, ndërsa vijon puna për kapjen e 49 vjeçarit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit