Transmetuar më 24-02-2014, 14:28

Zëvendësministri  i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Alban Zusi zhvilloi një takim me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit-Liqeni Shkodër ku u diskutuan problematika të ndryshme që hasin peshkatarët e kësaj organizate, veçanërisht lidhur me peshkimin abuziv në liqen.

Mbi bazën e një kërkesë dhe propozimi të bërë nga OMP-Liqeni-Shkoder, gjatë muajit janar për përfshirjen e kësaj organizate në ruajtjen dhe menaxhimin e ujërave të këtij liqeni nga peshkatarët abuzivist, u firmos edhe një marrëveshje e përbashket midis Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe OMP- Liqeni Shkodër.

Gjithashtu, nga ana e zv/ministrit u ndërmor angazhimi që përmes strukturave të AKU-Shkodër, të intensifikohet puna për bllokimin dhe sekuestrimin e çdo sasie peshku të liqenit të tregtuar pa dokumentin e origjinës të lëshuar nga OMP.

Kjo masë në zbatim të ligjit do të shërbejë si instrument për të demotivuar peshkimin e paligjshëm krahas masave të tjera të parashikuara edhe në marrëveshjen e mësipërme.

Në përfundim u organizua ceremonia e fillimit të një projekti për trajnimin e 40 peshkatarëve të rinj nga zonat përreth Liqenit.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë drejtues të pushtetit vendor si dhe drejtorë lokalë të institucioneve të varësisë të Ministrisë së Bujqësise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit