
Shkodër, 24 shkurt 2014, NOA.al- Një ngjarje vërtetë shokuese ka ndodhur në Velipojë të Shkodrës, ku kryefamiljari ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i 52 vjeçarit nga Velipoja me iniciale T.B, i cili dyshohet se për muaj me radhë ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçare me iniciale M.B.
Ka qenë denoncimi i së miturës në polici ajo që ka vënë në lëvizje uniformat blu dhe duke çuar në arrestimin e 52 vjeçarit.
Mësohet se kryefamiljari nën kërcënim dhe dhunë ka kryer sistematikisht marrëdhënie seksuale me të bijën, ku për shkak të kanosjes e mitura ka heshtur për muaj me radhë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





