
Tiranë, 24 shkurt 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, e cilësoi qeverinë si të papërgjegjshme.
Në vijim të fjalës së tij ai tha se protesta e së enjtes shënoi kursin e pandalshëm krah për krah me qytetarët, në mënyrë që populli sovran të marrë në dorë fatin e tij, ndërsa shtoi se protesta e së enjtes e ka caktuar fatin e saj dhe nuk do të ndalet.
Duke e cilësuar si madhështor marshimin e së enjtes ai paralajmëroi protesta të tjera të nga ana e pozitës, si formë përballje me qeverinë.
“Në fushën e betejës, bashkë me ne si opozita politike parlamentare e vendit, ka zbritur
Shqipëria në protestë, kanë zbritur të gjitha kategoritë e mashtruara me premtime fallso nga Rama dhe Meta. Të gjitha kategoritë e goditura deri në bukën e gojës nga qeverisja e tyre propagandistike, e pashpirt dhe e pandjeshme ndaj klithjes për mbijetesë të mijëra e mijëra qytetarëve që kanë humbur, po humbasin dhe pritet të humbasin vendin e punës apo biznesin e tyre si burimin e mbijetesës në këtë vend.Të gjithë njerëzit e lirë, pavarësisht ngjyrave dhe rreshtimeve politike, po shohin të rrezikohen nga Rama, ligji, Kushtetuta, liritë dhe të drejtat, paqja sociale, statusi i vendit kandidat në BE, vetë demokracia”, u shpreh Basha.
Po ashtu kryedemokrati shtoi se me ngjarjet e fundit në Kuvend, ku ligji dhe Kushtetuta u ekzekutuan, ai shprehu vendosmërinë e opozitës në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutshmërisë.
Duke iu drejtuar deputetëve, Basha theksoi se kjo do të jetë java e intensifikimit të kontakteve me zgjedhësit për ti informuar mbi rrezikun vdekjeprurës të qeverisë Rama-Meta.
Në mbyllje të mbledhjes ish-kryedemokrati Sali Berisha ftoi grupin parlamentar që të mbajnë një minutë heshtje për viktimat e shënuara në Ukrainë gjatë ditëve të fundit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





