
Fund i dhimbshëm për një vajzë 10 vjeçe në Tiranë e cila humbi jetën sot, pasi u përfshi në një aksident rrugor ditën e djeshme në zonën e Laprakës.
Disilda Zaimi, mori plagë të rënda pasi u përplas nga një makinë që policia dyshon se ishte me shpejtësi të lartë. Aksidenti ndodhi kur e vogla po qëndronte në trotuar para servisit të biçikletave të të atit.
Policia tha se vogëlushja u përplas në trotuar, nga një makinë tip Mercedes Benz me targa AA 958 CX dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Erion Hani, 23 vjeç, banues në Tiranë.
I riu dyshohet për thyerje të rregullave të qarkullimit, ecje tej normave, me pasojë vdekjen e një personi. Në aksident ka mbetur i plagosur edhe 40 vjeçari Spartak Zaimi, 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e politraumës. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





